Pas konvenës në Shkup, BDI-ja ka vazhduar me fushatën zgjedhore në disa vende. Kandidatët e njësisë zgjedhore 6 e vizituan vizituan Zonën e lirë ekonomike në Tetovë ku realizuan takim me udhëheqësit e kompanisë investuese Normak.

Kandidati për deputetë në këtë njësi zgjedhore Talat Xhaferri theksoi se barazia ekonomike, ndarja e barabart e resurseve do jenë dy shtyllat në të cilat do mbështetet paltforma e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahet më 11 dhjetor.

Kandiatët e kësaj partie kanë vazhduar me fushatën zgjedhore edhe në Njësinë zgjedhore 5, ku bartësi i listës Agim Shaqiri tha:

“Lufta e UÇK-së  në  vitin 2001 ktheu dinjitetin tonë  dhe ktheu edhe arsimin shqip në  këto vendbanime.  Pikërisht Llabunishta dhe banorët e saj, bashkë  me strukturat e BDI-së  bënë  të  hapet shkolla në  gjuhën shqipe dhe që  nga viti 2005 shkolla në  Llabunishtë  frymon shqip.”