Aleanca nuk është vetëm struktura mbrojtëse, por edhe bashkësia e shteteve të cilat promovojnë vlera të demokracisë, sundimin e të drejtës, lirisë, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli, transmeton TetovaSot.
“ Kjo është një pjesë kyçe e Aleancës e imponuar në paragrafin e parë të vet organizatës. Prej atje dhe në pjesën e përfundimeve për Maqedoninë nga Samiti në Varshavë përmendet rëndësia nga vazhdimi i reformave në atë drejtim, sidomos përmes zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos”, deklaroi Bejli.
Në forumin vjetor në Ohër marrin pjesë përfaqësuesit e asociacioneve të Xhorxh. K Marshall, qendrave të shteteve nga Ballkani Perëndimor, si dhe më shumë profesor të njohur, analist, ekspert nga rajoni dhe më gjerë, të cilët debatojnë për sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet rajoni.