Benzinat dhe dizeli lirohen për tre denarë



Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Eurosuper BS-95 do të shitet për 60 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 62 denarë, Eurodizel për 47 denarë dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri për 35,5 denarë për litër.
Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit dhe do të shitet për 21,947 denarë për kilogram.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar arrinte 44,073 dollarë për barel, derisa kursi i denarit në raport të dollarit arrinte 55,9 denarë.