Berat Gjimshiti ndahet nga e dashura serbe në prag të martesës



Në ndeshjen me Lihteshjenin dukej se futbollisti Berat Gjimshiti nuk ishte në formën e tij më të mirë , e shkak për këtë mendohet es ka qenë jeta e tij sentimentale. Gjimshiti prej pak kohësh është ndarë nga e dashura e tij Alisa Menkovic. Modelja serbe ka qënë në një lidhje publike me futbollistin shqiptar për shumë kohë, edhe pse ata të dy kanë një diferencë të konsiderueshme moshe.
Alisa ka fshirë gjatë këtyre ditëve çdo foto dhe video që kishte në Instagramin e saj me Beratin, ndërkohë që ka filluar jetën prej një vajze single. Nga ana tjetër Gjimshiti duket se po shpreson për një ribashkim të mundshëm , pasi ende nuk ka fshirë fotot e cilat shprehte dashurinë në muajt e kaluar. 23 vjeçari duket se po e vuan shumë ndarjen nga ish e dashura e tij./Bluetooth |