Etrit Berisha gati për një tjetër sezon fantasik me Atalantën. Poriteri i Kombëtares Shqiptare ka nisur fazën përgatitore, me ekipin bergamask. Pas teknikut, Gian Piero Gasperini është piëkrisht Berisha i pari nga ana e futbollistëve që ka prekur terrenin stërvitor. Ndoshta një fakt që tregon padurimin e prishtinaliut, për të nisur një tjetër sezon fantasik në portën e zikaltërve. Trajneri i Atalatantës i ka bërë të ditur futbollistëve të tij, se ekipi do të zhvillojë cdo ditë nga dy seanca stërvitore.
Në kalendar janë të programuar dhe disa takime miqësore, e më pas për të nisur aventurën e tyre në Europa League. Më shumë mundësi do të jetë pikërisht Etrit Berisha ai që do të mrbojë portën në këtë kompeticion, një gjë të tillë e verteton edhe fakti i blerjes së kartonit të gardiani kuqezi për shumën e 5 milionë Eurove. Atalatan gjithashtu ka prezantuar dhe fanellat për sezonin e ri futbollistik 2017-208 të Seria A. Në prezantim ka qënë i pranishëm dhe Berisha, sëbashku me disa shokë të tjerë të skuadrës. Berisha në sezonin që u mbyll arriti të bindte drejtuesit e skuadrës, se ai është emri ideal që ofron garanci dhe siguri si në kampionat, por edhe në Europa League. Tashmë prishtinaliu është gati të zhvillojë një tjetër sezon fantastik me fanellën e Atalantës.