Zaev: Maqedonia fituese e madhe e Samitit të Triestes

160

Maqedonia do të jetë fituese e madhe nga Samiti i Triestes, tha Kryeministri, Zoran Zaev. Ai beson se pas samitit BE-ja do të rrit mbështetjen që vendet e rajoni t’i harmonizojnë vlerat e veta me ato evropiane. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov nga ana tjetër tha se anëtarësimi i rajonit në BE do të ishte edhe në favor të vetë BE-së. Pas forumit të shoqërisë civile Dimitrov theksoi nevojën që qeveritë të bashkëpunojnë me shoqërinë civile, në realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Maqedonia është fituese e madhe nga ky samit. Gjithsesi nga procese që sot duhet të publikohen, si rezultat në pjesën e mbështetjes konkrete për ndërtim të infrastrukturës, shumë e rëndësishme për perspektivat e ardhshme ekonomike dhe të përgjithshme të lidhjes në rajon dhe Evropë. (00:46-1:26) Unë besoj se do ta përcjellin një sinjal të fuqishëm shtesë drejt institucioneve evropiane: që fokusi i Evropës gjithnjë e më shumë t’i dedikohet vetë rajonit, duke e mbështetur rajonin që në të vërtetë vlerat e përgjithshme ekonomike, cilësore të afrohen drejt vlerave që i njeh Evropa. Vetëm në këtë mënyrë punët do të shkojnë drejtë integrimit të plotë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian- deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Dëshira e madhe e rajonit për t’iu bashkuar Evropës është një mundëri për Evropën të ndjehet atraktive dhe ky është një sentiment i rëndësishëm që mungon brenda Bashkimit Evropian. Rajoni dhe gatishmëria e tij për ta kryer punën është një mundësi për Evropën të tregojë se ajo mund të bëjë ndryshim dhe se do të ndjehet e madhe dhe mund të ketë vetë-besim. Ne kemi humbur shumë kohë. Është vërtetë koha për ta kryer punën. Sa më afër që punojmë me shoqërinë civile si Qeveri, aq më të mëdha janë shanset që ne t’ia dalim- tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Comments