Berisha paralajmëron largimin e Bashës nga drejtimi i PD, njerëzit afër tij e bëjnë fakt të kryer
Koshient se ndërkombëtarët për hir të stabilitetit, do njohin zgjedhjet e 30 qershorit, Berisha ka dhënë mesazhin e qartë se Basha duhet të “hapë krahun” pasi s’mund ta sjellë PD-në në pushtet. Për të përcjellë këtë mesazh në publik dhe në veshët e Bashës, ish kryeministri i PD ka zgjedhur një ndër analistët më të afërt dhe besnik të tij. Berisha e hodhi sfidën, pritet se si do të veprojë Basha, i cili parë në dy deklaratat e fundit si fjalime lamtumire dhe prania e sotme në plazhin e Qerretit, duket shumë i “shkrehur” dhe pa fuqi për të sfiduar. Ndaj pritet të zbardhet emri i pasardhësit të tij në krye të PD
Shtohen zërat që bëjnë fajtor Lulzim Bashën për dështimin e aksionit opozitar për rrëzimin e Edi Ramës, duke e zhytur opozitën në një krizë të thellë.
Nëse një ditë më parë ka qënë njeriu i letrave dhe akademiku Aurel Plasari ai që bëri fajtor Bashën për politikën e ndjekur që solli dhe dështimin përballë Ramës, duke zhytur në krizë dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, tashmë janë njërëz shumë afër Berishës ata që artikulojnë kërkesën për ta larguar nga kreu i PD.
Një ndër ta ka qënë analisti Çim Peka, një ndër mbështetësit më solidë të Sali Berishës, ai që ka çuditur të gjithë sot me një deklaratë, ku nënvizon se, nëse ndërkombëtarët njohin zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë kreu i PD Lulzim Basha duhet të largohet.
“Ja çfarë do ndodh. 1/ Ndërkombëtarët nuk njohin zgjedhjet dhe Basha sigurisht që duhet të trajtohet si një politikan që i funksionoi skema. 2/ Ndërkombëtarët njohin zgjedhjet dhe politika e shëtitjeve në bulevard pa akte force dështon duke na thënë qartë dhe prerë: Kjo skemë dështoi, Basha nuk është njeriu që sjell PD-në në pushtet.
PS: Kjo nuk do të thotë se të gjithë “bq” nga Shkodra, Kavaja e Korça, që duke përdor Lulin si pretekst i shërbyen Ramës, kishin të drejtë’, shkruan analisti në një postim në Facebook.
Berisha jo pa qëllim ka qëndruar larg deklaratave këto ditë, vetëm ka mbështetur me video të gjitha protestat që janë bërë për të bllokuar zgjedhjet.
Por me sa duket, koshient se ndërkombëtarët për hir të stabilitetit, do të njohin zgjedhjet e 30 qershorit, nëse përfundojnë pa ndonjë përplasje të madhe, Berisha ka dhënë mesazhin e qartë se Basha duhet të “hapë krahun” pasi nuk mund ta sjellë PD-në në pushtet.
Dhe për të përcjellë këtë mesazh në publik, por dhe në veshët e Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij, ish kryeministri demokrat Berisha ka zgjedhur një ndër analistët më të afërt e besnik të tij.
Berisha e hodhi sfidën, pritet se si do të veprojë Basha, i cili parë në dy deklaratat e fundit si fjalime lamtumire dhe prania e sotme në plazhin e Qerretit ku ka një nga shtëpitë e tij, duket shumë i “shkrehur” dhe pa fuqi për të sfiduar. Ndaj pritet të zbardhet emri i pasardhësit./Pamfleti/


Comments are closed.