BFI DHE “HILAL” SHPËRNDAJNË NDIHMA (VIDEO)
Ndihma të ndryshme edhe sot për zonat e vërshuara vijnë nga Bashkësia Fetare Islame. Ushqim, veshmbathje dhe mjete pastrimi Myftinia e Tetovës solli në Hasanbeg për banorët të cilët në këto momente kanë nevojë për to. Myftinia në krye me Qani Efendi Nesimin këto mjete i ka mbledhur nga xhemati, i cili ndjen nga afër dhimbjet e vëllezërve të cilët u prekën nga kjo fatkeqësi.
”Jemi këtu për të kryer një obligim tonin si pjesë e kësaj shoqërie nga Тetova, nga Мyftиnia e Тetovës me disa donacione të xhematit tonë të Тetovës, për të kryer obligimin tonë ndaj vëllezërve tanë ndaj familjarëve, të cilët e kanë përjetuar këtë fatkeqësi”, deklaroi Qani Nesimi, Myfti i Tetovës.
Nga Organizata Humanitare HILAL, thanë se që nga dita e parë qëndrojnë në gatishmëri për të ndihmuar këta banorë, të cilët duhet të fillojnë gjithçka nga zero.
”Kuptohet që deri më tani gati se çdo ditë kemi qenë pjesë e kësaj zone për të ndarë ndihma. Falë donatorëve të ndryshëm, mbështetjes së fuqishme posaçërisht nga ana e vetë myftinive ku neve çdo ditë me nga një myftini të BFI-së vimë këtu dhe ndajmë donacione të ndryshme të dhuruara”, tha Mustafa Dauti nga OH-HILALL.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë njoftojnë se do të vazhdojnë që ndihmat e xhematit t’i kanalizojnë në zonat e prekura nga përmbytjet.