Enrike presion Sevilias: Superkupa është e jona
Trajneri i Barcelonës Luis Enrike ja ka bërë të qartë Sevilias se skuadra e tij këtë sezon do të kërkojë çdo trofe, duke nisur që nga ai i superkupës së Spanjës.
Enrike ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj Sevilias dhe se lojtarët e tij ndihen mjaft në formë të ardhur pas pushimeve.
“Jemi të gatshëm, nuk kemi gjetur ende ritmin, por ne do të kërkojmë trofe nga dita e parë e sezonit. Është e mrekullueshme ta shohësh Messin sërish të luajë për kombëtaren. Ne duhet të përmirësojmë edhe gabimet në mbrojtje, por duhet të përkujdesemi të gjithë sepse ky është sport kolektiv”, deklaroi Enrique.