FOTO/ Majlinda Kelmendi: Për Brazil u nisa vetëm me një mendje, të fitoj medaljen e Artë

241
fresco

 

midle

majlinda kelmendi kosove

Kampionia Olimpike dhe fituesja e Medaljes së Artë, Majlinda Kelmendi ka thënë se ja doli të fitojë këtë medalje, që për shumë shtete është vetëm ëndërr, siç edhe është për sportistët e Shqipërisë.

Kampionia Olimpike është shfaqur shumë e lumtur pas triumfit historik në “Rio 2016”. Ajo në konferencën për media në aeroportin ‘Adem Jashari’, i falënderoi të gjithë, teksa tregoi se është nisur për Brazil me mendjen vetëm për të fituar medaljen e Artë

“Nuk po di nga t’ia fillojë. Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë.

Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk kanë me i pas”, tha Majlinda Kelmendi në konferencën e saj pas mbërritjes në Kosovë.

majlinda dhe isaFituesja e medaljes olimpike tha se në Brazil ndjehej si në Kosovë, pasi të gjithë e dinin kush është Majlinda.

“Kjo medalje ka bërë bujë të madhe ndoshta jo vetëm për mu, por edhe për Kosovën. Më dukej vetja si në Kosovë kur isha në Brazil. Tifozë të shumtë më uronin për këtë arritje. Ata e dinin kush është Majlinda”, tha Majlinda gjatë pritjes nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë konferencës për media, tha se Majlinda Kelmendi me këtë fitore i ka bërë dhuratën më të madhe Pavarësisë së Kosovës.

“E falënderoje Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj Driton Kuka, për këtë dhuratë të madhe që ia kanë bërë Kosovës”, tha Mustafa.

Kryeministri më tej tha se kjo fitore është sukses shumë i madh i sportit të Kosovës.

Comments