Bllokohen reth 50 ton mish të importuar nga Brazili

316

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 2 kontejnerë me mish të importuar nga Brazili. Rreth 50.2 ton mish u bllokuan pasi u konstatuan me prezencë salmonele.

AKU i Shqipërisë në njoftim për mediet raporton se po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish.

Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontejnerë.

Comments