Borxhi public, Bytyçi: Shqetësues fakti se përse merret borxhi

121

Moebel THEMA

Analisti ekonomik Fatmir Bytyçi vlerëson se edhe pse kjo shifër e rangon Maqedoninë në vendet që kanë huamarrje relativisht stabile, shqetësuese mbetet ajo se për çfarë merret borxhi raporton TVM2.
Qeveria merr hua për ti plotësuar nevojat elementare, e jo për tu angazhuar për rritje ekonomike, vlerëson ai.
“Borxhi publik si i tillë,  ku përfshihet edhe huamarrja shtetërore merret edhe rritet për shkak te nevojave elementare të shtetit që është hap i gabueshëm dhe ne mendojmë se kjo huamarrje e pakontrolluar do sjellë probleme vet shtetin, jo borxhi publik si i tillë, sepse në borxhin publik e kemi  borxhin që e kanë kompanitë mes tyre. Por kjo të tregon se në fakt sa likuide është ekonomia në përgjithësi dhe kur ta shikosh atë ciklin ekonomik, do e shohësh se diku gjithmon fillon dhe mbaron me politikat shtetërore dhe me masat shtetërore që ata i ndërmarrin”, tha Fatmir Bytyçi, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
Bytyçi komentoi edhe rebalancin e buxhetit, që bëhet për tu kompenzuar dëmet nga vërshimet, ku ai thotë se qeveria aktuale e ka një politikë ku çdo nevoje momentale e mbulon me huamarrje. Sipas tij mbulimet për nevojat themelore duhet të planifikohen që më parë.
“Ribalanci momental doli si nevojë e përgjigjes ndaj një vërshimi, që është fenomen natyror, dhe kjo të tregon se sa e thyeshme është ekonomia e  vendit, sa i thyeshëm është shteti si shtet, kur në një situatë të vërshimeve të lokalizuara vetëm në një zonë, ku dëmet e përgjithshme mund të shkojnë në 50-60 miljon euro  përfshirë edhe komunitetin e biznesit, shteti duhet të bën rebalanc të buxhetit për të adresuar. Në shtetet normal dhe ato të zhvilluara, shteti e ka planifikuar një gjë të tillë se mund të bjenë shi, kurse tek ne është si gjithmonë, hymë në dimër dhe themi Dhashtë Zoti nuk bie borë”, shtoi Bytyçi.
Krahasuar me fundin e kuartalit të parë- 2015-të, borxhi i jashtëm publik është rritur për 1.8 përqind nga BPV. Analisët ekonomik thonë se viti 2017 mund ta pret Maqedoninë me akoma borxh më të lartë, pasi që kjo ndodh si pasojë e krizës politike dhe stagnimit ekonomik.
Comments