Bozhinovska: Në kohën e Glirogovit u dha emri, në kohën e Brankos flamuri, në kohën e Buçkovskit u riorganizua territori, Zaevi po kërkon federalizimin

197
fresco
Bozhinovska: Në kohën e Glirogovit u dha emri, në kohën e Brankos flamuri, në kohën e Buçkovskit u riorganizua territori, Zaevi po kërkon federalizimin

midle

Kryetarja e Komisionit për bashkësi fetare, Valentina Bozhinovska në panel diskutimin e sotëm të Forumit të Grave të VMRO-DPMNE-së ka folur edhe për gjuhën e urrejtjes të LSDM-së.

Personalisht mendoj se ekzistojnë dy postulate në shtet, dy koncepte, kështu ka qenë qysh prej vitit 1991 e këndej. Njëri koncept është i joni i VMRO-DPMNE-së, ndërtues, me reforma, me ideologji, me shenjë nacionale, me dashurinë ndaj gjuhës, me dashurinë ndaj kufijve, me dashurinë ndaj emrit personal, me dashurinë ndaj stemës dhe flamurit e këtu nuk ka dilema dhe për këtë arsye në filozofi njerëzit e tillë i quajnë ikonofil, njerëz që duan të ndërtojnë. D.m.th. disa prej neve këtu nuk i ka parë as fëmijët prej asaj që punon. Mund ta kuptoj se pushteti ekzekutiv, ministrat, deputetët, nuk kanë kohë. Për atë që e bëjnë? Kuptohet për të mirën e Maqedonisë. Prej vitit 1990 LSDM-ja si parti duke nisur nga Kiro Glirogovi, ata janë disa ikonoklastë ku njëri ndertin e të tjerët shkatërrojnë, deklaroi Bozhinovska.

Bozhinovska theksoi se nga momenti kur ka nisur Revolucioni i Larmë i tyre ne kemi mundur që të krijojmë një fjalor të ri me simbole si dhe në cilën mënyrë po na shajnë, por një është e sigurt dhe e qartë ku edhe nëse njeriun më të thjeshtë e shikoni në fushë, ai është më i mençur sesa të gjithë deputetët e LSDM-së.

“Ai saktë e di se në kohën e Kiro Gligorovit është dhënë emri, në kohën e Brankos edhe emri edhe flamuri e stema, në kohën e Buçkovskit ligji më i vështirë me organizimin territorial dhe atë që sot Zaevi po përgatitet ta bëjë është dygjuhësia dhe federalizmi i shtetit”, deklaroi ndërmjet tjerash Bozhinovska.

Comments