Butel, kanali i pa-pastruar rrezik për vërshime

208
fresco

midle

Banorët e lagjes së Butelit sa herë që bie shi duhet të jenë në gjendje gatishmërie për t’i mbrojtur shtëpinë e tyre nga vërshimet në. Rrjeti i vjetërsuar i kanalizimit ka barë që banorët çdo herë në shtëpitë e tyre të mbajnë thasë të mbushur me rërë, për të parandaluar ujin të futet nëpër bodrumet dhe shtëpitë e tyre. “Kah bodrumi vendosim thasë me rërë …edhe tek unë në bodrum ka hyrë, I hodhën disa kartona dhe shpëtuam”, tha Qahil Ademi banor I Butelit. “Na hynë uji në bodrume, çdo herë vendosim pompa dhe mbrohemi vetë, këtu edhe kanalizimi edhe rruga nuk janë rregulluar nga viti 1963, që nga tërmeti .Çdo herë sa bie shtëpi mblidhet”.

Tash për momentin jemi mbrojtur me thasë, mbi 100 thasë kemi , e tash u frikuam dhe me kojshi me të gjithë u frikuam dhe vendosëm thasë”. Kjo lagje e Komunës së Butelit nuk është vizituar nga asnjë komision apo nga ndonjë përfaqësues i komunës së Butelit. Premtimi I komunës se do të rregulloj këtë problem ka qenë I përhershëm, i aktualizuar gjithmonë gjatë çdo cikli zgjedhor

Comments