Çfarë dimë deri tash për sulmin me anti-tank ndaj Kuvendit të Kosovës

160
Çfarë dimë deri tash për sulmin me anti-tank ndaj Kuvendit të Kosovës

Sipas policisë së Kosovës, sulmi ka ndodhur në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, me një mjet të dyshuar shpërthyes, llojin e të cilit nuk e ka specifikuar. Ndërkohë përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është sulmuar me predha anti-tank në orët e vona të së enjtes.

Sipas policisë së Kosovës, sulmi ka ndodhur në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, me një mjet të dyshuar shpërthyes, llojin e të cilit nuk e ka specifikuar.  Ndërkohë përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Por përveç forcave policore, zjarrfikëset dhe ambulancat në vendin e ngjarjes shkuan edhe forca të KFOR-it.

Ndërsa në lagjen “Taukbahçe” të kryeqytetit u gjend një motoçikletë e djegur tërësisht.

Policia dyshon se ajo është motoçikleta me të cilin kanë lëvizur sulmuesit, dhe po kryejnë një hetim atje.

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët e Prishtinës dhe ka filluar të kontrollojë qytetarët. Ende nuk dihet qarte se cilat mund të jenë motivet e këtij sulmi mbi ndërtesën e Parlamentit të Kosovës.

Ekspertët e forenzikës gjithashtu kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Rastin e ka dënuar i pari subjekti politik i AAK-së, duke e quajtur si akt kriminal dhe sulm ndaj shtetit dhe demokracisë.

Ndërkaq, lajmi për sulmin ndaj Parlamentit të Kosovës ka tërhequr vëmendjen edhe të media ndërkombëtare.

Comments