Çitaku drejtuar Osmanit: Deklarohu se a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit

255

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Presidentja Osmani të deklarohet për qëndrimin e saj rreth qasjes së Kurtit ndaj marrëdhënies me SHBA-në.
Rreth qeverisjes së fundit të Kurtit ka pasur reagime të shumta ndaj zyrtarëve shtetëror e ndërkombëtar, gjithsesi, nuk ka pasur ndonjë reagim konkret nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.

Gjithsesi rreth kësaj Çitaku ka kërkuar nga Presidentja të dal me një deklarim për këtë.

“Fol Presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori” ka thënë ajo në postim.

Sipas saj nuk ka ndonjë koordinim me SHBA-në dhe kjo veçse është e ditur, sidomos pas Seancës së Këshillit të Sigurisë. /Lajmi.net/

Comments