Dalin emrat e parë të kabinetit të Donald trump

242
fresco

Dalin emrat e parë të kabinetit të Donald trump

midle

Miliarderi amerikan Donald Trump është zgjedhur presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili e merr zyrtarisht detyrën në Janar 2017.

Në mediat amerikane kanë filluar të dalin emrat e parë se kush do të jetë përbërja e kabinetit Trump.

Neëton Gingrich ka qenë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1998 dhe mund të jetë Sekretari i Shtetit.

Reince Priebus, një mbështetës i Donald Trump gjatë fushatës, mund të emërohet shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Rudy Guiliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, mund të jetë kandidat kryesor për prokuror të përgjithshëm.

Jeff Sessions, senator i Alabamas, përflitet se do të emërohet Sekretari i Mbrojtjes.

Steven Mnuchin mund të emërohet Sekretar i Thesarit. Ai ka qenë shefi i financave të fushatave të Donald Trump.

Comments