Deda tallet me sloganin e VV-së: Slogani i VV-së do të duhej të ishte “frikë dhe lëmoshë”
Analisti politik Ilir Deda ka ironizuar me sloganin e VV-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se në vend të “Siguri dhe begati”, slogani i tyre është dashur të jetë “Frikë dhe lëmoshë”.
Në emisionin “Rubikon”, Deda e ka shpjeguar mendimin e tij.
“Kur e dekonstrukton çka po të premtojnë me këtë sloganin e tyre, çka është ajo? Frikë dhe lëmoshë. Çfarë sigurie? Çdo javë e ke nga një vrasje, në jug të lumit Ibër, ku është siguria në Republikën e Kosovës”, ka thënë Deda.


Comments are closed.