DELAWIE: KOSOVA NUK MUND TA MBROJË VETEN
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se NATO-ja nuk duhet të tërhiqet nga Kosova sepse vendi nuk e ka aftësinë e vetëmbrojtjes.
Ai tha se KFOR-i ka qenë i suksesshëm në Kosovë por ende nuk ka përfunduar puna këtu dhe ende situata politike mund të përmirësohet.
Delawie shtoi se është e rëndësishme të mbështesim transformimin e FSK-s në FAK. Ai këto komente i bëri në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë.