Delawie thotë se është i shokuar me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës



Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie ka reaguar pas sulmit në Kuvendin e Kosovës. Ai është shprehur se është i shokuar pas sulmit ndaj legjislativit.
Përmes një statusi në Twitter, ka thënë se akte të tilla janë të papranueshme.
“I shokuar me sulmin në Kuvendin e Kosovës. Dhuna dhe gjuha e cila nxitë dhunën janë të papranueshme në demokraci”, ka shkruar Delawie. /Telegrafi/
Shocked by attack on #Kosovo‘s parliament. Violence and language that fuels violence are unacceptable in democracies.