Deputetja shqiptare “trondit” Kuvendin e Maqedonisë: Unë këtu flas vetëm shqip!
![Deputetja shqiptare "trondit" Kuvendin e Maqedonisë: Unë këtu flas vetëm shqip! Deputetja shqiptare "trondit" Kuvendin e Maqedonisë: Unë këtu flas vetëm shqip!](http://www.sot.com.al/sites/default/files/styles/slide/public/main/articles/kaltrina-azizi-ok.png?itok=cGaEon3M)
Është deputetja më e re në përbërjen parlamentare të Maqedonisë, por duket më e guximshmja deri tani teksa pa pikën e frikës drejtohet duke thënë se a është zyrtare shqipja apo jo, tregon faktin që ajo në parlament flet shqip.
Kaltrina Azizi, deputetja e BDI-së, nga Kumanova, dje ka dridhur komisionin për sistem politik në kuvend, në debatin që zhvillohej mbi Prokurorinë speciale, duke iu përgjigjur kolegëve të saj nga VMRO, të cilët e kishin provokuar lidhur me përgjimet.
Ata kishin hedhur akuza edhe ndaj zyrtarëve në Kosovë, duke përmendur edhe gjuhën shqipe, e duke e vënë në dilemë nëse është zyrtare apo jo.