Deri në 8 vite burg rrezikohen personat që u arrestuan për rastin në Gjilan

202

Dy personat e arrestuar sot, për shkak të mos dhënies së ndihmës së parë, 60-vjeçarit që humbi jetën ditë me parë në Gjilan, rrezikohet të dënohen nga një deri ne tetë vite burgim, shkruan arbresh.info

Mosdhënia e ndihmës personave që ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë, sipas ligjit në Kosovë është i sanksionueshëm penalisht.

Kështu ka thënë në një prononcim për arbresh.info njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mifaraj.

“Mosdhënia apo mos ofrimi i ndihmës personave që ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ndihmë kanë mundur ta bëjnë pa rrezik të madh për vetën apo tjetrin, legjislacioni penal ne Kosovë e inkriminon penalisht”, tha ai.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, parashihet që këta persona të dënohen një deri në tetë vite burg.

“Respektivisht, Kodi Penal i Kosovës ka parapare dënim prej një deri tetë vite burgim në rastet kur vërtetohet se si rezultat i mosdhënies së ndihmës, rezulton me vdekjen e personit të rrezikuar”, tha Miftaraj.

Comments