Lajme blitz, La Liga

288

Azpilicueta, objektivi tjetër i Barcës për krahun e djathtë

Prioriteti i Barcelonës në merkato mbetet afrimi i një mbrojtësi të djathtë. Dëshira e parë e drejtuesve të klubit blaugrana është Hector Bellerin i Arsenalit, por duke qenë se bisedimet mes dy klubeve kanë ngecur, Barca ka edhe një alternativë tjetër për krahun e djathtë. Bëhet fjalë për një tjetër futbollist spanjoll që luan në Premier League. Klubi katalanas po ndjek me vëmendje mbrojtësin e Chelsea-it, Cesar Azpilicueta i cili mund të largohet nga Blutë e Londrës pasi me afrimin e Antonio Rudiger te kampionët Anglisë, spanjolli mund të ketë më pak hapësira në formacion.

E ardhmja e Kovacic në pikëpyetje

Mateo Kovacic në udhëkryq. E ardhmja e mesfushorit kroat te Realit të Madrdiit është në pikëpyetje të madhe. Trajneri Zinedine Zidane e pëlqen setëpermi lojtarin për faktin se Kovacic mund të përshtatet në cdo rol të mesfushës pasi është një lojtar polivalent. Por me afrimin në skuadër të Dani Ceballos i cili konsiderohet si zëvendësuesi natyral i Luka Modric dhe Marcos Llorente i cili ka një rol të ngjasshëm me Casemiron, Kovacic mund të ketë akoma më pak hapësira te Los Blancos. Për kroatin kanë shfaqur interes Paris Saint Germain dhe Tottenham Hotspur.

Vitolo nxjerr bllof Atleticon, rinovon me Sevillan

Vitolo rinovon me Sevillan. Atëherë kur dukej i sigurtë kalimi i sulmuesit të përfaqësues spanjolle te Atletico e Madridit, me lojtarin që do të huazohej për 6 muaj te Las Palmas deri në momentin që Los Colchoneros tu përfundonte pezullimi që kanë marrë nga Fifa, Sevilla në mënyrë surprizë ka arritur marrëveshjen me lojtarin për zgjatjen e kontratës. Vitolo do të firmosë deri në vitin 2022 me andaluzianët, ndërsa në marrëveshjen e re do të përfshihet një klauzolë largimi që kap shifrën e 50 milionë Eurove.

Valencia zgjedh Zouma për mbrojtjen

Pasi blindoi portën me afrimin e brazilianit Neto nga Juventusi, Valencia kërkon të përforcojë edhe mbrotjen. Trajneri i ri Marcelino Garcia Torral u ka kërkuar drejtuesve të Los Che shërbimet Kourt Zouma. 22-vjecari ka pak hapësira te Chelsea dhe mund të transferohet në stadiumin Mestalla për të luajtur në vazhdimësi.

Comments