Detaje të reja mbi kufomën e gjendur në Sharrë

202

sharre-landfill-550x292

Policia ka bërë publike të tjera detaje mbi kufomën që u gjet pasditen e sotme në landfillin e Sharrës.

Mësohet se kufoma i përket seksit mashkull, rreth 30 vjeç dhe ka flokë të gjatë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se është punonjës në landfill pasi në duar ka doreza dhe të veshur ka një mushama si e punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.

Nga të dhënat e para dyshohet se ai është vrarë me sëpatë.

Viktima dyshohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme.

Viktima eshte transportuar për në morg ku do bëhet autopsia nga eksperti mjekoligjor.

Comments