Do të rehabilitohen rreth 25 kilometra nga rrjeti i kanalizimit në Kumanovë



Në Kumanovë sot u shënua fillimi i projektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizmit në komunën e Kumanovës”. Me realizimin e projektit me vlerë prej 4,3 milionë eurosh, do të zgjidhet problemi me grumbullimin dhe rrjedhjen e ujërave të zeza urbane në komunën e Kumanovës.
Me këtë projekt pritet të rehabilitohen rreth 25 kilometra nga rrjeti ekzistues i kanalizimit në Kumanovë.
Projekti realizohet në kuadër të programit operativ për zhvillimin rajonal 2007-2013 në kuadër të insitrumetit për ndihmë parainkuadruese të financuar nga BE-ja, ndërsa zbatohet nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikit Hapësiror dhe komunës së Kumanovës.
Në promovim fjalim patën ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, nënkryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi dhe ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhogar.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, në fjalën e tij në këtë event, theksoi se me realizimin e këtij projekti do të rritet numri i banorëve të cilët do të kyçen në sistemin e kanalizimit dhe të stacionit ekzistues për trajtim dhe me këtë do të reduktohet efekti negativ mbi resurset ujore, natyrën dhe si rrjedhojë e kësaj edhe mbi shëndetin e banorëve.
“Përmes zbatimit të këtij projekti, presim që të përmirësohen kushtet për qytetarët e komunës së Kumanovës, përkatësisht grumbullimi dhe largimi i ujërave të zeza urbane, të zgjidhen probleme të caktuara të cilat dalin në pah me rrjetin e kanalizimit, të ndërlidhen vendbanime të caktuara me sistemin kolektoral të qytetit, si dhe të ndërtohet kanalizimi në disa vendbanime ku i njëjti nuk ekziston”, tha Ameti.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Koordinator Nacional për IPA, Arbër Ademi theksoi se ky projekt është i rëndësisë së veçantë për qytetin për arsye të zgjidhjes afatgjate të problemeve në rrjetin e kanalizimit, e cila realizohet me para evropiane – fonde IPA në vlerë prej 4,3 milion euro. Mjete shtesë mes IPA 2 planifikohen për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në Kumanovë dhe rrethinë me vlerë deri me 11 milion euro.
Zëvendëskryeministri si Koordinator Nacional për IPA theksoi se mes IPA I janë realizuar ose janë në realizim e sipër projekte të ndryshme nga sektori i mjedisit jetësor në vlerë prej rreth 70 milion euro dhe njoftoi se mes IPA II 2014 – 2020, sipas dokumentit strategjik Nacional për këtë sektor janë paraparë mjete në vlerë prej 113 milion euro.
Ademi shprehu falënderim për mbështetjen që marrim nga Unioni Evropian që nga pavarësia dhe theksoi se mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike duke pasur parasysh standardet dhe kriteret evropiane janë të një rëndësie kyçe për ne, dhe prandaj do të vazhdomë edhe më tej të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për realizimin e projekteve të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe jetesë më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Njëherësh, projekti drejtpërdrejt do të kontribuojë edhe drejt përmirësimit të punës së stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Kumanovë i cili ishte ndërtuar disa vite më parë – shtoi ai.
Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar në fjalën e tij tha se të tilla projekte prej të cilave benifit kanë qytetarët, e bëjnë BE-në më të kapshme për qytetarët e rëndomtë. Për këtë projekt BE-ja ka ndarë 3 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës për gurmbullimin e ujërva të zeza, duke shtuar se rreth 20 kilometra nga ky rrjet do të rehabilitohen.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor këtë projekt e zbaton me mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe Ministrisë së Financave.