Trajneri i Kroacisë Çaçiç: Pres fitore, e kemi analizuar Kosovën. Këta 3 lojtar më trembin



Ante Çaçiç është paraqitur para mediave për ndeshjen Kosovë-Kroaci.
Ai e konsideron të vështirë sfidën ndaj Kosovës, derisa ka treguar tre futbollistët e Kosovës të cilët i vlerëson shumë.
“Nesër nuk pritet të kemi një lojë të lehtë, por do ta arsyetojmë pozicionin e favoritit. Nuk mendoj që nesër Kosova do të na hap telashe të mëdha, pasi ne ndalesën e kemi në Rusi. Besoj që kemi kualitetet e duhura për të marrë tri pikë”, deklaroi Çaçiç, përcjellë “Lajmi.net”.
“E kemi analizuar Kosovën. Tre lojtarët që më pëlqejnë më shumë te Kosova janë Milot Rashica, Bernard Berisha dhe Leart Paqarada”, shtoi Çaçiç.