Drejtori i FBI-së: “ISIS mund ti urdhërojë refugjatët e Diasporës të sulmojnë Perëndimin”
FBI-ja ka paralajmëruar se lufta ndaj Shtetin Islamik në Siri mund të çojë në përhapjen e sulmeve masive terroriste në Perëndim duke theksuar rrezikun që vjen nga refugjatët dhe “xhihadistët e Diasporës”.
“Në një moment të caktuar do të dali sërisht një terrorist nga Diaspora që ne nuk e kemi parë kurrë më parë dhe do bëjë një sulm masiv”, kjo ka qënë deklarata e drejtorit të FBI, James Comey në një konferencë në Universitetin Fordham të mërkurën sipas raporteve të “The New York Times”.
“Jo të gjithë vrasësit islame të Shtetit do të vdesin në fushën e betejës”, shtoi Comey duke i përcaktuar ata si një rrezik i madh fizik për vendet ku ata po qëndrojnë.
Comey parashikoi se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet përfundimisht do të ketë sukses në mposhtjen IS në Siri, por se për tu hakmarrë qindra njerëz të rrezikshëm mund të sulmonin kryesisht Evropën Perëndimore.