DROGA/ “Eskobari shqiptar i Ballkanit pendohet” 

495

balili

Klemend Balili, i cilësuar si Eskobari shqiptar i Ballkanit, duket se është penduar për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky është denoncimi i bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha, që shkruan se Balili ndodhet në Sarandë dhe është takuar me një avokat grek në përpjekje për të marrë statusin e të penduarit në Greqi.

Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Polici dixhital informon:

-Eskobari i Ballkanit ndodhet ne Sarande
-Ai shetit i mbrojtur nga police te forcave speciale
-Ai eshte takuar ne periferi te Sarandes me nje avokat te njohur grek dhe perpiqet per statusin e te penduarit ne Greqi.
-Eskobari i Ballkanit, se bashku me policet qe e ruajne vendos gjoba shume milioneshe bizneseve ne Sarande! sb

“Pershendetje doktor,Klement Balili ndodhet në Sarandë, ai ruhet nga policë pjesë të forcave speciale.
Pak ditë më parë është takuar më një avokat grek në periferi të Sarandës, për të negociuar një dorëzim të tij të mundshëm dhe për të marë statusin e të penduarit në Greqi.
Mesohet se Balilajt në bashkëpunim me policinë vendosin gjoba biznesmenëve të ndryshëm. Një prej tyre ka larguar familjen nga Saranda pas kërcënimeve dhe përplasjeve me Balilajt.
Gjobat shkojnë me vlera miliona euro. Të përfshirë në gjobë vënie janë Rigers dhe Denis Balili.”

 

Comments