“DRYING” – Shkodër, në banesë me 37 kg kanabis, shpallet në kërkim çifti

255

 


“DRYING” – Shkodër, në banesë me 37 kg kanabis, shpallet në kërkim çifti

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 37 kilogramë kanabi sativa gjatë operacionit të koduar “Drying”, ndërsa janë shpallur në kërkim çifti i bashkëshortëve.

Policia informon se: Më datë 23.10.2016 nga sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar “DRYING”. Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

 M.K. 25 vjeç, banues në Shkodër.

Moebel THEMA

F.Gj. 23 vjeçe banuese në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banonin shtetasit e mësipërm (bashkëshortë) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi  dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 283 dhe 25 të Kodit Penal.

droga-shkoder-2

Comments