Dua Lipa bën shqiponjën para fotografëve në iHeartRadio!

Dua ishte e pranishme në atë event bashkë me emrat më të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.
Madje ajo kishte pozuar përkrah Jennifer Lopezz, Jessica Alba, Sofia Vergara, e shumë të tjera.

Në tapetin e kuq, Dua nuk ka lëshuar rastin të bëjë simbolin e shqiponjës para fotografëve të medieve më prestigjioze në botë.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. /Lajmi.net/