Dy futbollistë humbin jetën tragjikisht një ditë para ndeshjes së Europa League (Foto)

110

Moebel THEMA

 

Bota e futbollit slloven është duke vuajtur humbjen e dy futbollistëve të klubit NK Maribor, të cilët humbën jetën në një aksident komunikacioni.

Damjan Marjanovic (20 vjeç) dhe Zoran Baljak (21 vjeç) ishin pjesë e përgatitjeve të klubit për raundin e tretë kualifikues të Europa League, për ndeshjen kthyese ndaj Aberdeen që ishte caktuar të zhvillohej të enjten.

mar1

“Me dhimbje të madhe e kemi marrë lajmin që na bën jashtëzakonisht të pikëlluar. Një fat mizor ka ardhur në formën e vet më të rëndë dhe i ka marrë dy anëtarë të rinj të familjes sonë”.

“Prehuni në paqe, kujtimi për ju do të jetojë përgjithmonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi slloven.

Edhe klubi i Aberdeenit ka lëshuar një komunikatë për të shprehur ngushëllimin për dy futbollistët e vdekur.

Comments