Dy zjarre në Shëngjin, rrezikohen resorët turistike

181

 Dy vatra të reja zjarri janë aktivizuar në malin e Shëngjinit në afërsi të “Ranës së hedhun”…

Flakët që kanë përfshirë masivin pyjor u riaktivizuan një ditë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke e nxjerrë situatën nga kontrolli.

Zjarri i është afruar resorteve turistike në zonën e “Ranës së hedhun”.

Për të mos lejuar deportimin e tij në zonën e banuar, 7 makina zjarrfikëse janë vendosur përgjatë rrugës.

Për shuarjen e flakëve janë vënë në funksion edhe dy helikopterë, të cilët po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll.

Në ndihmë pritet të vijnë edhe dy helikopterë nga Italia. Për shkak të ndryshimit të kahut të erës dhe terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja në brendësi e zjarrfikësve nga toka.

Aktualisht në vendngjarje janë mbi 100 forca të ushtrisë dhe policisë. Prezenca e tymit në bregdet ka bërë që edhe pushuesit të largohen nga zona.

Sakaq banorët e zonës së portit, të cilët një natë më parë u evakuuan për shkak të pranisë së flakëve në afërsi të banesave, janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

Comments