Elifi nuk u gjet kurrë

419

Image result for elifi 16 muajsh

Urim SALIHU

Toka u tregua e egër.Janë dy muaj që asnjë lajm, as një shenjë nuk u dha më për Elifin.E kërkuan gjithandej por shpresat për ta gjetur u tretën përgjithmonë.Së shpejti bora do mbulojë gjurmët e gjithçkaje.Vetëm gjurmët e ecjeve tona, e shpresave tona do rrijnë mbi atë bardhësi si jeta e saj e nisur dhe e mbaruar herët.Aty ishte dhe aty jo.Cdo gjë ngjan sikurse ” kurrë më, cdo gjë , do të mbetet e fshehtë. Ndoshta përgjithmonë.

Një copë e vogël e banimit të përhershëm është atje diku , në fshehtësi.Në një vend si të ishin fshehur sekretet e botës .Elifi që ka shpirtin në qiell dhe trupin e tretur në tokë, nuk do të rritet.Do mbetet një fëmijë i përjetshëm ,një kujtim i përhershëm dhe po aq i trishtë .Ajo iku në fundin e verës në një ditë plot mistere.Paradite me një diëll përvëlues ndërsa pasdite qielli u bë i errët si hija e vdekjes.Pastaj një vërshim i gushtit morri gjithcka mundi në Hasanbeg duke lënë pas shkatërrim,vdekje masive,pikëllim të përhershëm .Ajo ditë e zezë e 6 gushtit morri përgjithmonë edhe Elifin dhe babain e saj.Dy dashuri që u këputën në moshën më të mirë të jetës.Por nëse babai i Elifit prehet në varr, Elifi është akoma diku në fshehtësitë e tokës që u tregua kaq e egër për t’a shfaqur në sipërfaqe.Vjeshta ka dhënë krye ndërsa ajo po tretet diku në fshehtësi si gjethet e kësaj stine të verdhë.

Comments