Elvis Naçi : Kush nuk është i mëshirshëm me familjen e tij, nuk mund të jetë i mëshirshëm me popullin e tij!
Teologu Elvis Naçi ka ndarë disa momente ose më saktë disa fotografi në rrjetin social me lexuesit dhe ndjekësit e tij.Ai ka postuar disa foto familjare me fëmijët duke thënë se është pikërisht familja gjëja e shtrenjtë ose sic e ka quajtur ai njerëzit duhet gjithnjë të jenë të mëshirshëm me familjen e tij sepse pa të nuk mund të jenë të mëshirshëm me vetë popullin e tij transmeton Faktiditor.Ja cfarë shkruan ai më poshtë duke cituar prijësin e besimtarëve Omer Ibnul Hatabin :
Prijësi i besimtarëve Omer Ibnul Hatabi ishte njeri shumë i drejtë dhe serioz.Një shok kur e vizitoi në shtëpinë e tij, e pa që po lozte dhe argetohej me fëmijet dhe i tha:”Edhe ti, o prijësi i besimtarëve luan kështu me femijet?!Omeri ju pergjigj:” Kush nuk është i mëshirshëm me familjen e tij, nuk mund të jetë i mëshirshëm me popullin e tij!/Faktiditor/