Partia e Putin-it fiton përsëri zgjedhjet, bindshëm

176
Partia e Vladimir Putin-it duket se do të shënojë edhe një tjetër fitore në zgjedhje parlamentare pasi rezultatet e para tregojnë një përparësi të madhe karshi partive të tjera, shkruan Sky News, përcjellë Klan Kosova.
Rusia e Bashkuar ka marrë 44.5 për qind të votave, bazuar në “Exit poll”.
Gjthsesi, ka rënie nga zgjedhjet e kaluara ku kishte fituar 49 për qind të votave.
Partitë liberale opozitare, grupi i vetëm që janë hapur kundër Presidentit Putin, kanë dështuar të marrin pesë për qind për ta kaluar pragun.
Ndërsa nacionalistët e LDPR-së thuhet se kanë zënë vendin e dytë me 15.3 për qind, përcjellur nga Partia Komuniste me 14.9 për qind dhe Partia e Drejt e Rusisë me 8.1 për qind.
Rusia e Bashkuar është themeluar si parti 15 vjet më parë nga Vladimir Putin dhe tani udhëhiqet nga kryeministri Dmitri Medvedev, njofton Klan Kosova.
Comments