‘Emri’, Zaev tregon edhe në shqip si mund të quhet Maqedonia (VIDEO)

1,091

Diskutimet e gjata Tsipras-Zaev në Sofje duket se kanë afruar Greqinë dhe Maqedoninë me një zgjidhje finale për çështjen e emrit të ri.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev takoi në mesditë liderët e vendit të tij,m mes të cilëve edhe shqiptarët, kreun e BDI Ali Ahmeti dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferri për t’i prezantuar me propozimin e ri për të cilin duket se ka një akord në parim.

Pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror, Zaev tha për mediat se opsioni dhe emri i propozuar që mund të sjellë kompromis midis dy vendeve është “Republic of Ilinden Macedonia”. Ai madje e citoi atë që pritet të jetë emri i ri i Maqedonisë edhe në shqip duke thënë “Republika Ilindenase e Maqedonisë”.

ВО ЖИВО: Изјави по лидерската средба за името

ВО ЖИВО: Изјави по лидерската средба за името

Gepostet von A1on.mk am Samstag, 19. Mai 2018

Siç informon agjencia e lajmeve INA, Zaev deklaroi: “I kam informuar për të gjitha detajet e bisedimet dhe i njoftova se qeveritë e të dyja vendeve kanë biseduar për opsion ose zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët”.

Kryeministri maqedonas theksoi se ky propozim do të thotë kontinuitet historik i shtetit dhe të ardhmes së ndritur. “Me të e forcojmë identitetin tonë maqedonas dhe të gjitha etnitetet që jetojnë në Maqedoni”, nënvizoi Zaev.

Sipas tij, emri i gjuhës do të njihet si “macedonian – maqedonas” dhe ideniteti po ashtu do të jetë i njëjtë. Ai gjithashtu shtoi se me këtë zgjidhje, më në fund në qershor vendi do të marrë ftesën për t’u antëtarësuar në NATO dhe njëkohësisht do t’i hapen edhe dyert e integrimit në Bashkimin Europian.

Comments are closed.