Era rrëzon një dru në Shkup, dëmtohen dy vetura (FOTO)



Në parkingun e lagjes Aerodrom në Shkup nga moti i keq u dëmtuan dy vetura një “Mercedes” dhe një “Golf”. Siç shihet në fotografi era e fuqishme ka rrëzuar një dru dhe druni ka ra mbi vetura.
Gjithashtu sot ka pasur erë dhe shi në të gjitha vendet por përmbytje ka pasur në Prishtinë ku disa lagje janë bllokuar./TetovaSot/