Erdogan suspendon edhe 1389 ushtarakë

200

f8e635b220914f16bb3f3876eda91c15_18

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka krijuar një Këshill të lartë ushtarak ku ka ministra të Qeverisë, masë kjo e cila vjen pas shumë masave të tjera të ashpra ushtarake pas dështimit të grusht-shtetit nga ushtria më 15 korrik.

Erdogan ka lëshuar dekretin e tretë të dielën që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, duke dërguar zëvendës kryeministrat, ministrat e jashtëm dhe të brendshëm në Këshillin e Lartë Ushtarak – organi që merr vendime për çështjet ushtarake, transmeton Klan Kosova.

Ky dokument i jep presidentit dhe kryeministrit autorizimin për të nxjerrë urdhra të drejtpërdrejta për komandantët e forcave tokësore, ajrore dhe marinës. Erdogan ka suspenduar poashtu edhe 1,389 persona që ishin pjesë e personelit në ushtri, duke përfshirë edhe këshilltarin e tij kryesor ushtarak, i ngarkuari me punë të stafit të shefit të Përgjithshëm dhe kryesekretari i ministrit të mbrojtjes  për lidhje të dyshuara me Fethullah Gulen, një biznesmen me bazë në SHBA që ai e fajëson për përpjekjen e dështuar për grusht shteti.

Dekreti vë komandat ushtarake  nën Ministrinë e Mbrojtjes dhe  vë të gjitha spitalet ushtarake nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Comments