Idrizovë, mungojnë kushtet elementare për jetë (VIDEO)

227

idrozov

Banorët e fshati Idrizovë të komunës Gazi Babë jetojnë pothuajse si në mesjetë. Atyre u mungojnë kushtet elementare për jetë, kanalizimi u ujrave të zeza dhe ai atmosferik. Të revoltuar me kushtet që përballen për çdo ditë, banorët thonë se kjo gjendje është si rezultat i ndërprerjes së punimeve ndërtimore të nisura në vitin 2008 për vendosjen e gypave të kanalizimit atmosferik. Ata madje akuzojnë kreun e Komunës së Gazi Babës që nuk po përfill fare këtë problematikë të banorëve në fjalë.

“Ne jemi afër xhamisë këtu, i kena gypat gati 5-6 vjet këtu..I sollëm deri te xhamia dhe na ndalun edhe nuk po na lë tash Komuna e Gazi Babës, nuk po na lë me i vendos gypat. Nji  shi me ra plot oborret ujë i kena.. Në xhami kur marim abdes uji nuk ka ku të shkoj, kemi jamë po ajo po mbushet duhet me pagu me pastru..Deri  këtu janë gypat, prej këtu e në mëhallën tjetër mbaruam ne, nuk e di çka do të bëhet..Ky kryetari i Gazi Babës na e ndali punën”.

“Problemi i kanalizimit është shumë, jo pak. Kur bie shi këtu bëhet krejt ujë, nuk mund të kalosh në këmbë, problemi është se gypat janë këtu ndërsa për pak e kanë lënë punën.. Para shtëpisë i kemi jamat, po vjen era po çka me bë”.

Banorët thonë se për shkak të përhapjes së erës së keqe  nga derdhjes e kanalizimit pranë shtëpive të tyre ata janë të detyruar që vazhdimisht të rrinë të mbyllur në dhomë ose të largohen nga ky fshat.

“Gjatë tërë verës vje era kështu, ne jemi lajmëru disa herë po nuk po i lëshojnë gypat, krejt kjo rrugë e derdh ujin këtu..spo kemi çka me bë, era po vjen kështu, me ardh në mbrëmjë përhapet erë edhe më e keqe”.

“Mysafir kam 30 persona, nuk po mundem me ndejt prej erës, kanë ardh prej kurbetit, turp, po duhet me dal jashtë me nejt. Turp me nejt në oborr, xhirone këtë kanalin tonë se me çfarë jemi tu përballë..Kshyre këtu para derës, krejt kanalet derdhen këtu. Turp për shtetin tonë që jetojmë kështu në fshatin Idrizovë”.

“Unë jetoj në Gjermani por kam ardh mysafir mirëpo nuk po rrihet. Te ne në Gjermani nji qen jeton më mir se sa një fëmijë këtu”.

Nga Komuna e Gazi Babës nuk arritëm të marrim ndonjë sqarim lidhur me këtë problematikë të kamotshme të banorëve të Idrizovës. Nga ky institucion premtuan se përgjigje do të japin në muajin gusht, pas përfundimit të pushimeve verore./alsat-m         

 

Comments