Eriksen refuzon kontratën e re me Tottenhamin
Mesfushori i Tottenhamit Christian Eriksen raportohet se ka refuzuar zgjatjen e kontratës me klubin londinez.
Sipas “The Sun”, 24-vjeçari ka refuzuar ofertën pasi dëshiron të bëhet nga më të paguarit në ekipin e Mauricio Pochettinos.
Futbollisti ka realizuar 30 gola në 131 ndeshje për Tottenhamin që nga transferimi prej Ajaxit më 2013.