Është përmbysur një kamion me 25 tonë ngarkesë, rruga Shkup-Bllacë e bllokuar në të dyja drejtimet
Prej orëve të mëngjes, magjistralja Shkup – Pika Kufitare “Bllacë” është bllokuar, pasi në vendin e quajtur Vrazhivir, pas tunelit, është përmbysur një kamion me 25 tonelata ngarkesë, transmeton Portalb.mk.
Nga LAMM shtojnë se hyrja në RMV me automjet është i lejuar nga Pika Kufitare Bllace e Poshtme dhe i njëjti do të zhvillohet nga fshati Bllacë e Poshtme drejt Çuçer Sandevës.
Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur në ora 06:50, ndërkaq kamioni i tipit MAN e ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë gjatë së cilës janë bllokuar të dyja drejtimet e rrugës.
“Të lënduar nuk ka. Janë njoftuar autoritetet e Pikës Kufitare të Bllacës dhe komunikacioni do të jetë i bllokuar në të dyja drejtimet. Në vendngjarje po shkarkohet malli prej kamionit prej rreth 25 tonelata plastikë për PVC dhe i pranishëm është edhe shërbimi i doganave”, thonë nga MPB.

