FBI publikon dosjen e hetimit për Email-et e Hillary Clinton 

296

 

Presidential Candidate Hillary Clinton Gives Economic Address In New York

FBI ka bërë publike dosjen hetimore për kandidaten demokrate për Presidencën e SHBA Hillary Clinton në lidhje me çështjen e email-eve.

Gjatë marrjes në pyetje në muajin korrik të këtij viti, Clinton i tha FBI-së se kishte përdorur një server personal për email-et kur ishte Sekretare e Shtetit “për lehtësi” gjatë punës. Pas verifikimeve, FBI mbylli hetimet ndaj kandidates demokrate.

Në materialin e publikuar sot nga FBI, paraqitet marrja në pyetje e Hillary Clinton si dhe një përmbledhje e hetimit për këtë çështje.

New York Times shkruan se dokumentet ofrojnë informacion të detajuar të rolit të Clinton gjatë hetimit 1-vjeçar të FBI-së, nëse ajo apo ndihmësit e saj kanë shkelur ligjin duke përdorur një server privat për të dërguar emaile në lidhje me punët shtetërore duke përfshirë edhe çështjet e klasifikuara.

Kliko KETU për të parë dosjen hetimore të FBI

Screenshot_7

Comments