Fejziu: Shumë shpejtë, Maqedonia do të udhëhiqet nga shqiptarët
Profesori dhe aktivisti i njohur për të drejtat e shqiptarëve, Milaim Fejziu deklaroi se pa barazi të plotë Maqedonia nuk do të mund të ekzistojë.
Ai theksoi se Maqedonia duhet të hartojë kushtetutë të re, e cila nuk i favorion vetëm maqedonasit, por edhe etnitetet tjera në vend.
“Kushtetuta aktuale është bërë pacavër. Janë shtuar mbi 50 apo 60 amendamente. Gjysma e kushtetutës është ndryshuar me amamendamente.Pra në këto rrethana duhet një marrëveshje e re maqedono-shqiptare, por edhe me pjesëmarrje të pakicave tjera”, deklaroi Fejziu në debatin televiziv “Rruga Drejtë”.
Ai tha se ndarja e Maqedonisë nuk shihet si oposion dhe kjo nuk do të lejohet nga shqiptarët etnik.
“Maqedonia asessi nuk do të ndahet. Nëse maqedonasit duan ta ndajnë shqiptarët nuk do të lejojnë ta ndajnë. Sepse një ditë ky shtet në perspektivë do të mund të udhëhiqet edhe nga shqiptarët. Kjo ditë nuk është shumë e largët”, është shprehur ai.
Dekleratën e Fejziut mund ta ndiqni nga minuta e 36′.