“Fenomeni” Ronaldo: Më kanë stërvitur keq

221

Moebel THEMA

“Fenomeni” Ronaldo: Më kanë stërvitur keq

Ish-sulmuesi Ronaldo Nazario da Lima zbuloi detaje të reja nga eksperienca e tij në të kaluarën me Realin e Madridit, ku nuk munguan kritikat ndaj trajnerëve të atëhershëm të formacionit galaktik, e madje dhe kritika të forta ndaj stafeve mjekësore të ekipeve ku ka milituar më parë.

“Në 10 vitet e para më stërvitën shumë keq dhe pata shumë dëmtime për shkak të stërvitjeve kolektive. Më kërkonin të vrapoja sa Cafu dhe Roberto Carlos, por unë nuk mundesha. Pata disa probleme të rënda të cilët nuk dihej sesi kuroheshin. Asokohe nuk njihej teknika e duhur e fiozioterapisë”, tha Ronaldo.

Në një intervistë për “Onda Cero”, “Fenomeni” që imponoi një stil unik driblimi, të kopjuar më pas nga shumë lojtarë, rrëfeu se dy prej teknikëve më të këqinj që ka patur ishin italianë.

“Sacchi ishte i mërzitshëm dhe Capello fare pak i zgjuar. Më i miri që unë kam patur në pankinë ishte Vicente Del Bosque. Në një javë erdha me vonesë në stërvitje për dy herë dhe Sacchi në fillim më kritikoi e më pas më gjobiti. Herën e dytë i kërkova të zgjidhte një prej të dyjave”, tha ish-sulmuesi i Brazilit dhe Realit të Madridit.

Netët e tij spanjolle që u kritikuan për mungesën e regjimit ishin fokus i intervistës së “Fenomenit”: “Kam kaluar më shumë netë me Roberto Carlos sesa me të gjitha gratë e mia së bashku. Nëse nuk do të ishte për Roberton, Botërori i vitit 1998 do të përfundonte në tragjedi. Pata konvulsione të forta gjatë grumbullimit dhe po dridhesha. Në fillim, ai kujtoi se bëja shaka”, tha Ronaldo.

/ Top Channel

Comments