Fshesa në Janar

217

Moebel THEMA

Mou

Muaji janar do të sjellë ndryshime të mëdha te Manchester United.

I pakënaqur me ecurinë e skuadrës në këtë stinor, Jose Mourinho do të nisë një revolucion te klubi anglez.

Lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e portugezit pritet që të largohen gjatë afatit kalimtar dimëror, për t’u zëvendësuar me ndonjë futbollist që pëlqehet nga The Special One.

I pari që pritet t’i thotë lamtumirë “Djajve të kuq” është Bastian Schweinsteiger, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë që prej ardhjes së Mourinhos.

Rrugën e gjermanit pritet ta pasojnë edhe Morgan Schneiderlin, i cili ka pasur vetëm dy paraqitje këtë stinor, si dhe Memphis Depay e Matteo Darmian.

Comments