Filloi përzgjedhja për pranimin e 600 policëve në MPB

218

133286153

Kontrolli i përgatitjes fizike është aktiviteti i parë që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e zbaton pas publikimit të shpalljes për punësimin e 600 policëve të rinj. Janë paraqitur gjithsej 3.972 kandidatë. Listat përfundimtare të atyre që do të pranohen pritet të bëhen të ditura në fillim të muajit tetor.

Prej kandidatëve të paraqitur 3.063 janë maqedonas prej të cilëve 768 janë femra, 617 shqiptarë prej të cilëve 23 femra, 120 turq prej të cilëve 9 femra, 36 romë, 49 pjesëtarë të komunitetit boshnjak dhe po aq serbë, 22 vllehë, 11 myslimanë maqedonas dhe një kroat. Kontrollet e kandidatëve do të bëhen në kazermat Gjorçe Petrov dhe Ilinden dhe në Qendrën për trajnim Idrizovë.

“Sot jemi në kazermën Gjorçe Petrov ku tashmë kanë filluar kontrollet e përgatitjes fizike të njërit prej grupeve të kandidatëve të cilët kanë aplikaur për pozitën polic në MPB. Procedurën për selektimin e kandidatëve e zbaton komisioni i cili është formuar nga ministri i Punëve të Brendshme. Procedura zbatohet në më shumë faza. Këtë që po e shihni sot është faza e parë, ndërsa pasojnë edhe fazat e tjera gjatë ditës së sotme”, deklaroi ndihmësministri i Sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe çështje strategjike, Jordan Lamanovski.

Селекција полицајци 2

Në fazën e dytë pason kontrolli i aftësive intelektuale dhe emocionale të çdo kandidati. Faza e tretë e përfshin edhe testimin e kandidatëve, si dhe testimin me shkrim i cili përbëhet nga testi i përgjithshëm.

“Për të gjithë kandidatët të cilët do t’i kalojnë këto faza të përzgjedhjes do të zbatohet intervistë”, tha Lamanovski.

Potencoi se të gjithë kandidatëve u mundësohen kushte të barabarta për t’i demonstuar aftësitë e tyre pavarësisht gjinisë dhe origjinës.

Ata gjashtëqind që do të arrijnë të hyjnë në listën finale do të shkojnë në trajnim njëvjeçar për polic, i cili përfshin nëntë muaj teori dhe tre muaj trajnim.

Shpallja për pranimin e 600 personave në MPB u publikua më 15 korrik, ndërsa përfundoi më 30 korrik.

Comments