Formacionet zyrtare: Shqipëri – Spanjë

189
fresco

midle

LIVE: Shqipëri – Spanjë

Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Spanjës për ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. Shqipëria e ka nisur në mënyrë fantastike konkurrimin duke regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe mban kreun në Grupin G. Rezultati pozitiv kundër La Rojas i shërben për të mbajtur gjallë ëndrrën për të qenë pjesë e fazave finale të turneut më të madh të futbollit.

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Spanjë

Kombëtarja shqiptare dhe ajo spanjolle kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Shqipëria dhe Spanja do të ndeshen mes vete në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin G, në kuadër të kualifikimeve të botërorit ‘Rusia 2018’.

Trajneri i kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi dhe ai i Spanjës, Julen Lopetegui kanë vendosur të luajnë me formacionet që ata mendojnë që janë fituese.

Kjo pasi, dëshirojnë që nga ky takim të dalin me sa më shumë pikë, në mënyrë që në vazhdim kualifikimi të jetë më i lehtë.

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Mavraj, Xhimshiti, Agolli; Lila, Memushaj, Xhaka; Lenjani, Balaj, Roshi.

Spanja: De Gea; Ramos, Piqué, Monreal; Iniesta, Busquets, Koke, Thiago; Silva, Diego Costa, Vitolo.

Comments