FOTO/ Identifikohet shqiptari që vdiq në Itali gjatë ndjekjes nga policia 

388
fresco

 

midle

download (4)

Një 27-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Itali gjatë një ndjekje nga policia italiane.

Ai ishte pjesë e një bande kriminale që vidhte makina luksoze dhe u vu në ndjekje nga policia në qytetin e Breshias. Viktima është Besnik Tafaj. Ai po udhëtonte me një automjet “Audi A8” të vjedhur dhe në Peskiera të Milanos zbriti për të hipur në një tjetër “Audi A6”, gjithashtu i vjedhur.

Në këtë çast, karabinierët dolën për ta arrestuar dhe shqiptari qëlloi ndaj tyre të paktën 4 herë. Policia nuk iu kundërpërgjigj por vazhdoi në këmbë ndjekjen e tij, deri sa shqiptari u rrëzua dhe qëlloi aksidentalisht me armë veten në fytyrë dhe mbeti i vdekur në vend.

Nga analizat balistike, rezultoi që arma me të cilën qëlloi ndaj efektivëve është pistoletë Beretta 84 e vjedhur kohët e fundit./SYRI.net/

downloaddownload (7) download (6) download (5)

Comments