FOTO /Ja çfarë dënimi i pret sportistët e Koresë së Veriut që nuk fituan medalje në Rio
E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për atletët e Koresë së Veriut. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong – Un ka dhënë urdhër për të dënuar të gjithë atletët që nuk kanë pasur sukses në Rio, e në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe ata që fituan medalje të argjend dhe të bronztë.
Gjithë atletët që fituan të bronztën dhe të argjendtën në Rio, si dënim do të dërgohen për të jetuar në zonat e varfra të vendit, shkruajnë mediet angleze.
Ndërsa ata që fituan medaljet e arta, do të shpërblehen me një vend më të mirë jetese, një makinë dhe disa dhurata nga regjimi.