Për pak minuta në “Elbasan Arena” pritet të fillojë ndeshja, Shqipëri-Izrael.
Mes një atmosfere të vakët dhe pa shumë mbështetës, kuqezinjtë mbrëmjen e sotme do të kenë edhe një tifoz të veçantë.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin, Gianni De Biasi. Tekniku italian është parë të futet në stadium vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes dhe do ta ndjekë përballjen nga tribuna “VIP”.
Herën e fundit që Izraeli erdhi për të luajtur në Shqipëri, De Biasi ishte në stolin e kombëtares kuqezi.
Tekniku italian u largua nga drejtimi i përfaqësues shqiptare pikërisht pas fitores 0-3 në Izrael, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”.